Më 01 dhjetor 2020, Dejvid Gir, Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Luixhi Soreka, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri do të fillojnë zyrtarisht Thirrjen e 3-të për Propozim-projekte të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Goran Milevski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut dhe Zef Mazi, Kryenegociator / Koordinator Kombëtar për IPA-n në Republikën e Shqipërisë do të paraqesin mundësitë për financim që janë në dispozicion në kuadër të kësaj thirrje për komunat nga zonat ndërkufitare.

Bashkëpunimi Ndërkufitar (CBC) është një element kyç i politikës së BE-së ndaj fqinjëve të saj. Krijuar në parimet e modelit të bashkëpunimit territorial të BE-së, CBC promovon bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe vendeve fqinje që ndajnë një kufi tokësor ose kalim detar. Maqedonia e Veriut ka bashkëpunim ndërkufitar të vendosur me të 5 vendet fqinje të saj. Deri më tani, 14 projekte me vlerë gati 6 milion € u dhanë gjatë periudhës së programimit IPA 2014-2020 (IPA 2) nën programin CBC vetëm me Shqipërinë.

Rajonet e Pollogut, Pellagonisë dhe Jug-Perëndimit nga pjesa maqedonase dhe Korçë, Dibër dhe Elbasan në pjesën shqiptare kanë të drejtë të aplikojnë nën këtë Thirrje të 3-të për propozim-projekte. Rreth 5 milionë € janë vënë në dispozicion për projekte me elementë të CBC-së deri në 800,000 € secili. Ata do të inkurajojnë turizmin ndërsa promovojnë trashëgiminë natyrore, mbështesin bizneset lokale dhe konkurrencën, dhe ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit. Programi IPA CBC bashkëfinancohet nga qeveria.