Fillimisht Real Madrid, tani Bayern Munich po ia merr ‘perlën’ e skuadrës Man Cityt

Manchester City po e humbet edhe një lojtar në këtë afat.

Marketing

Pas Brahim Diaz që u transferua te Real Madridi, Manchester City po e humbet edhe një sulmues të talentuar.

Rabbi Matondo ka refuzuar ta nënshkruajë kontratën e re te skuadra angleze, duke e kërkuar largimin.

Sulmuesi i talentuar është në radarin e Bayern Munich, andaj po e kërkon largimin nga Manchester City.

Skuadra gjermane është e gatshme t’i paguajë 15 milionë euro për transferimin e Matondos, ndërsa skuadra angleze është e detyruar ta pranojë atë shumë, pasi kontrata e lojtarit skadon në fund të sezonit.

Marketing