Filloi afati i parë i regjistrimit në Universitetin e Tetovës

Prej sot e deri të premten 30 gusht nxënësit e shkollave mund të paraqiten në suaza të afatit të parë të regjistrimit në Universitetin e Tetovës. Gjatë kësaj jave nevojitet aplikimi në faqen e internetit të Universitetit si dhe të dorëzohen dokumentet e nevojshme.

Marketing

“Sipas konkursit në muajin korrik parashihet të regjistrohen rreth 3000 nga gjithsej 13 fakultete gjegjësisht 60 studime programore. Rezultatet përfundimtare do të shpallen të hënën më 2 shtator. jemi të kënaqur nga interesi dhe presim se do të ketë numër të mjaftueshëm të kandidatëve. Si dhe çdo vit interes më të madh ka për shkencat mjekësore”, deklaroi prorektori Reshat Qaili.

Afat të dytë i regjistrimit do të ketë prej datës 10 e deri më 13 shtator, derisa afati i tretë është më 23 dhe 24 shtator. Sivjet nuk do të ketë programe studimore të dispenzuara.

Marketing