Filloi aksioni vjeshtor për pastrim të përgjithshëm në komunat e Shkupit (FOTO)

Me rastin e Ditës botërore të pastrimit – World cleanup day , NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, sot filloi aksionin shumë ditor për pastrim të përgjithshëm në të gjitha komunat e Shkupit. Gjatë aksionit do të bëhet larje manuale dhe makinerike në rrugët kryesore dhe shërbyese të qytetit, ndërsa njëkohësisht do të vendosen enë të veçanta në të cilat gjatë periudhën nga 21.09.2019-24.09.2019, qytetarët do të mund ta hedhin mbetjen e vëllimshme – mobiliet e vjetruara dhe mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike.Në kuadër të aksionit do të hiqen edhe grafitet fyese të cilat promovojnë gjuhën e urrejtjes, intolerancën fetare dhe etnike.

Marketing

Drejtori i NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, sot shënuan fillimin e aksionit.

“Më këtë rast do të doja edhe njëherë të bëj thirrje për ngritjen e vetëdijes publike te qytetarët e Shkupit për hedhjen e rregullt të mbetjes, sepse si Ndërmarrje çdo ditë përballemi me krijimin e deponive të egra nga mbetjet e vëllimshme dhe mbetjet nga ndërtimtaria, që drejtpërdrejtë e ndotin mjedisin tonë të jetës, ndërsa janë rezultat i pikërisht sjelljes dhe veprimit të pandërgjegjshëm me mbetjen. Në këtë drejtim, eko-patrulla jonë nga fillimi i vitit deri tash ka ndarë më shumë se 1000 procesverbale në terren për ata qytetarë të cilët janë gjetur duke shkelur Ligjin për Pastërti Publike” tha drejtor i NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing