Filloi asfaltimi final i rrugës së plastikave

Qyteti i Shkupit ka njoftuar sot se ka filluar asfaltimi final i bulevardit “Nikolla Karev” ndryshe i njohur si Rruga e plastikave.

Marketing

Në periudhën e kaluar me rritëm intensiv edhe gjatë natës është rikonstruktuar dhe zgjeruar ky bulevard që është një nga rrugët më të rëndësishme në Shkup pasi lidh katër komuna- Gazi Babë, Çair, Qendër dhe Karposh. Prandaj ky rikonstruktim është me rëndësi dhe me interes të posaçëm për qytetarët që në numër të madh çdo ditë lëvizin dhe kalojnë në këtë pjesë frekuentuese të qytetit.

Pasi të përfundojë me asfaltimin e rrugëve, bulevardi do të shënohet me sinjalizim horizontal për trafik dhe do të lëshohet në përdorim. Paralelisht me këtë, punohen trotuaret, shtigjet për biçikleta dhe këmbësorë, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Siç është njoftuar më parë nga ana e kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, ky segment rrugor është sipas planit të paraparë. Punë ndërtimore në këtë fazë zhvillohen edhe në unazën tek Bit Pazari deri në hyrjen e kazermës “Ilinden” në gjatësi prej 1.400 metra. Në rikonstruktim të plotë janë përfshirë edhe instalimet nëntokësore.

Këtë muaj, kryeqyteti do të merr rikonstruktim modern me katër korsi, shtigje për biçikletë dhe këmbësorë dhe gjelbërim aty ku nevojitet, theksohet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.

Marketing