Filloi instalimi i nxehjes qendrore në shkollën fillore periferike “Drita” në vendbanimin Kopanicë të komunës së Sarajit.

Sekretari Sefi Shabani së bashku me udhëheqësin e Njësisë për Arsim Fari Rexhepi sot inspektuan punimet që janë duke u zhvilluar në shkollën periferike Drita të fshatit Kopanic, instalimin e nxemjes qendrore si dhe rregullimin e murit.

Marketing

Projekti për instalimin e nxehjes qendrore në këtë shkollë është financuar nga Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Biron për Zhvillim Regjional ku është bëre instalimi i sistemi nxehmjes qendrore ku gjithsej ka kushtuar 1.962.906,00.
Në këtë shkollë gjithashtu është ndërtuar edhe murri që ishte një nevoj e kahmotshme.

Përmirësimi i infrastrukturës shkollore është prioritet kryesor në Komunën e Saraj, me qëllim që të ofrohen kushtet e duhura për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor në një mënyrë më të organizuar dhe në kushte më të mira.
Gjithashtu në periudhë sa më të shkurtë do të fillohet me punimet për nxehjes qendrore në shkollën fillore ,”Ibe Palikuqa ” në fshatin Laskarc.

Marketing