Filloi konkursi i Ideve të Biznesit të Gjelbër për 2018-n

Shoqata për Inovacion Social “Arno”, edhe këtë vit shpall konkursinpër mbështetje të ideve inovative të gjelbërta të bizneseve, qëinkurajojnë zhvillimin e ekologjisë, promovojnë përpunimin tradicional të produkteve dhe shfrytëzojnë burime nga bashkësia lokale. Aplikimi për pjesëmarrje është në dispozicion në www.arno.org.mk .Afati i aplikimit është deri më 20 qershor 2018.

“Filantropia përmes ideve të gjelbrta”, është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin eideve të qëndryshme të bizneseve të vogla, lokale dhe të gjelbërta, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Këtë vit, Maqedonia është nikoqire e garës rajonale, ku 3 fituesit nga seicili vend pjesëmarrës, do të konkurrojnë për një çmim prej 10,000 USD, për realizimin e idesë në vendet e tyre.

Vitin e kaluar Maqedonia kishte dy fitues: Eko-magjistarinKristian Shopov, I njohur për nismën e tij aktuale ” Hokus- Pokus, reciklimi në fokus” dhe start-upi “Ushqim për të gjithë”, e cila ofron shitje on-line dhe dhurimin e ushqimit të pa shitur nga objektet hotelierike.

Detajet e konurusit mund të gjenden në faqen e internetit www.arno.org.mk. Më shumë informacion mund të merrni në numrin 077 / 855- 832 ose në e-mail [email protected]

evn