Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Filloi mbledhja e Këshillit të Sigurimit  në “Vila Vodno” të konvokuar nga presidenti Stevo Pendarovski.

Marketing

Në mbledhje marrin pjesë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministrat e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski dhe Bujar Osmani.

Të pranishëm janë edhe këshilltarët dhe profesorë universitar Goce Trajanovski, Nenad Markoviq dhe Veton Latifi.

Në mbledhje përveç anëtarëve të përhershëm në ftesë të presidentit Pendarovski marrin pjesë edhe drejtorët e Agjencisë së Inteligjencës Eroll Musliu, i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski dhe Agjencisë teknike-operative Zoran Angelovski, si dhe kryeshefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.

Sipas kumtesës së Kabinetit të presidentit, temë e mbledhjes  do të jetë situata e sigurisë politike në vend  pas inkuadrimit në anëtarësimin në NATO.

Pritet pas përfundimit të mbledhjes deklaratë të japë presidenti dhe komandant suprem Stevo Pendarovski.

Marketing