Filloi me kohë votimi në Likovë e Kumanovë

Me kohë ka filluar votimi në komunat Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër, informuan kryetarët e Komisioneve komunale zgjedhore.

Marketing

Në Kumanovë sot votojnë 86.009 votues, në 167 vendvotime, informoi Zvonimir Nikollovski, kryetar i KKZ Kumanovë.
Në Likovë, votojnë 25.363 qytetarë në 36 vendvotime, informoi kryetari i KKZ Lirim Jashari.

Votimi ka filluar me kohë edhe në Nagoriçan të Vjetër, informoi Dragan Jovanovski kryetari i KKZ-së. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 3,329 qytetarë, të cilët votojnë në 38 vendvotime.

Marketing