Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Zëvendëskryetarët e Qeverisë, Bujar Osmani dhe Oliver Spasovski dhe Ministrat Arbër Ademi dhe Sadulla Duraki sot mori pjesë në ngjarjen kushtuar fillimit me ndërtim të sallës së re sportive në shkollën “Jeronim De Rada” në vendbanimin Çerkez të Komunës së Kumanovës. Nikoqir i ngjarjes ishte Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe Drejtori i shkollës “Jeronim De Rada” Hakik Jahiu. Para të pranishmëve, arsimtarëve, nxënësve dhe banorëve të Çerkezit, fjalën e tyre kishin Kryeministri Zoran Zaev, Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Kryeministri Zaev në fjalën e tij potencoi se kjo ngjarje tregon se kur bëhet fjalë për fëmijë dhe sigurimin e ardhmërisë së tyre të gjithë së bashku jemi të unifikuar në plotësimin e këtyre qëllimeve.

“Ndërtimi i këtij objekti kapital është e rëndësisë së veçantë për Çerkezin për arsye se me të do të mundësohen kushte për sport, aktivitete fizike dhe  shprehi të shëndetshme për 520 nxënës të cilët ndjekin mësim në këtë shkollë. Më gëzon fakti që nxënësit dhe mësimdhënësit nuk do të mbajnë më mësim të kulturës fizike në oborrin e shkollës gjatë dimrit, por do të kenë  një sallë moderne nga 650 m2 e pajisur me pajisjet më moderne dhe ku të rinjtë dhe fëmijët do të mund të stërviten me më shumë sporte mes të cilave, volejboll, basketboll, hendboll, gjimnastikë, etj ….. unë besoj se në Çerkez i fshehur është një talent i ri sportist i cili pret shansin e tij që të zbulohet.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, theksoi se po hapen perspektiva të reja evropiane për Maqedoninë, me të cilën vendit në dispozicion i vendosen edhe më shume mjete nga fondet evropiane për rikonstruim dhe ndërtim të shkollave në gjithë Maqedoninë.

“Me të vërtet ngjarje e mirë kjo që shënon fillimin e ndërtimit të sallës sportive që në thelb reflekton bazat e politikës dhe krijimit të politikave. Qëllimi është të bëjmë jetën e qytetarëve më të mirë më të lehtë dhe më të shëndetshëm. Ndërtimi i kësaj salle, qëllimi i së cilës është që të përmirësojë shëndetin e bashkë-qytetarëve tanë më të rinj i është shtuar vlera politikës dhe motivit të politikës që të vazhdojë ta përmirësojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Për këtë arsye të gjitha  përpjekjet tona për evropianizimin e shoqërisë edhe si Zëvendëskryeministër i Qeverisë për Çështje Evropiane por edhe si negociator kryesor është që ta kapim trenin historik i cili këtë vit kalon kah Ballkani, për ta garantuar ardhmërinë e shtetit në NATO dhe BE i cili do të sigurojë paqe dhe stabilitet” – deklaroi Zëvendëskryeministri Osmani.

Ai potencoi se kjo mundësi do të sigurojë një ardhmëri më të sigurt për gjeneratat e ardhshme sepse do të hapen mundësi të reja për punë dhe do të ritet cilësia e jetesës së qytetarëve.

“Rreth 100 milion euro, në vit vetëm tani i fitojmë nga BE-ja si mjete të pakthyeshme, që të përmirësohet jeta e qytetarëve. Kjo vlerë do të ritet për dy deri më tre herë me fillimin e negociatave në vitin e ardhshëm dhe këto mjete nuk do të jenë kredi, po mjete të pakthyeshme”  – informoi Zëvendëskryeministri Osmani.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi foli më detajisht  rreth realizimit të projektit për ndërtimin e 145 sallave sportive në më shumë lokacione dhe shkolla në Republikën e Maqedonisë.

“Salla në shkollën “Jeronim Derada” është pjesë e ndërtimit të 145 sallave sportive. Do të jetë me një sipërfaqe prej 650 m2 dhe e njëjta do të jetë e pajisur me kushte për pothuajse gjitha sportet – basketboll, volejboll, hendboll, gjimnastikë, atletikë. Gjithsesi planet për rekonstruktim të shkollave dhe ndërtimi i sallave sportive do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Këtë sot që ju njoftova për rekonstruimin e shkollave për vitin shkollor 2018/2019 si dhe kjo sallë sportive e cila së shpejti do të jetë në dispozicion të aktiviteteve për nxënësit e “Jeronim De Radës” është një pjesë e vogël e planeve për rregullimin dhe përmirësimin e sistemit arsimor në Maqedoni” – theksoi ministri Ademi.

Para të pranishmëve fjalën e tij kishte edhe Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili theksoi se ky projekt është pjesë e realizimit të investimeve kapitale në komunën e Kumanovës dhe vendbanimeve përreth.