Filloi pastrimi vjeshtor në Komunën e Gjorçe Petrovit – largohen deponitë e egra në rrugën Sharplaninska

NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup sot filloi aksion për pastrim të përgjithshëm në komunën Gjorçe Petrov. Ekipet e Ndërmarrjes bëjnë pastrimin e disa deponive të mëdha të egra të vendosura në të dyja anët e rrugës Sharplaninska, ndërsa njëkohësisht bëhet edhe fshirje dhe larje me dorë dhe me makina e rrugëve.

Marketing

Në kuadër të aksioneve të veta vjeshtore, NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup vazhdon edhe me aktivitetet për pastrimin e oborreve të institucioneve të arsimit, përderisa gjatë ditës së sotme u organizua edhe eko-ligjëratë në Sh. F. K. ,,Dimitar Pop Georgiev-Berovski”. Nxënësit i përshëndetën kryetari i komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski dhe ndihmësdrejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Etulla Ameti, i cili bisedoi me qytetarët tanë të rinj si drejt dhe ndërgjegjshëm të veprojnë me mbetjet.” – zyra për informim, NP “Higjiena Komunale” – Shkup

FILLOI PASTRIMI VJESHTOR NË KOMUNËN GJORÇE PETROV – LARGOHEN DEPONITË E EGRA NË RRUGËN SHARPLLANINSKANP ,,Higjiena…

Publiée par Abdusamed Shabani sur Mardi 8 octobre 2019

Marketing