Filloi popullimi me peshq i ujërave për peshkim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave fillon me popullimin e ujërave të peshkimit në vend, të cilat aktualisht nuk kanë koncesionerë.

Marketing

Popullimi bëhet me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së specieve autoktone peshku. Popullim me peshq filloj në rezervuarin “Globocicë” në rajonin e Strugës me gjithsej 8000 peshq të llojit të troftës dhe 1700 coppeshq krap. Gjithashtu, në ditët në vijim me toftë do të popullohen edhe rajonet e peshkimit “Drini i zi 2”, rajoni i Ohrit, Treska 1 – rajoni i Kërçovës dhe “Crna reka” – rajoni i Demirhisarit, ndërsa me krap do të popullohen “Glloboçica” dhe akumulimi “Ratevo”.

Në programin e këtij viti për mbështetje financiare për peshkimin dhe akuakulturën për popullimin e ujërave të peshkimit pa koncesionar janë të paraparë gjithsej 300 mijë denarë apo 150 kg peshq troftë lumi dhe 350 kg krap.

Përveç ujrave të peshkimit pa koncesionar, MBPEU në Programin e Mbështetjes Financiare të këtij viti ka siguruar mjete për popullimin e zonave të peshkimit në liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit, si dhe për akumulimin Spilje. Për të gjitha këto janë ndarë 7.7 milionë denarë.