Filloi shitja e biletave Maqedoni-Kosovë.Ja pikat e shitjes

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka informuar për fillimin e shitjes së biletave për ndeshjen e “Play-off”-it, Maqedoni e Veriut – Kosovë. Kjo ndeshje që do të luhet me 26 mars në Arenën ” Todor Proeski” në Shkup, është gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kombeve.

Marketing

Biletat për ndeshjen janë në shitje nga sot (03.03.2020), përmes rrjetit të shitjeve të MKTickets dhe në vendet e mëposhtme:

Në pikëshitje e biletave para stadiumit Arenës “Todor Proeski” (çdo ditë nga ora 10:00 – 18:00)

– T.A. Globus – Ohër

– T.A. Bran – Prilep

– Bar kafeja “Koncepti” – Strumicë

– Bar Kafe Simbol – Shtip

– Literatura – Manastir

– Kiosk Korzo – Negotinë

– Uni Son – Veles

– Tobako Leni + – Gjevgjeli

– Libero Travel – Koçani

Biletat për tribunën Jug dhe Veri do të kushtojnë 300 dhe 400 denarë. Një person mund të blejë një biletë duke paraqitur një dokument identifikimi (ID e vlefshme ose pasaportë), njofton Albsport.mk.

Secila biletë do të jetë personale

Njoftohen të gjithë tifozët se në ditën e ndeshjes me vete të bartin dokument të identifikimit, pasi që në hyrje të stadiumit me 26 mars, mbajtësit e rendit (Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme), do ta kontrollojë saktësinë e të dhënave personale në biletë dhe nuk do tu lejohet atyre që kanë me vete biletë me emër të tjetër kujt. Gjithashtu nga FFM kanë paralajmëruar që të mos blihen bileta në të zezë me të dhëna të tjetër kujt në biletë, njofton Albsport.mk.

FFM u ka bërë ftesë tifozëve të saj që të anojnë në mënyrë korrekte për ti ndihmuar futbollistët e tyre që të arrijnë fitore dhe të afrohen deri të kualifikimi historik i EURO 2020.

Marketing