Filloi shtruarja e korsive të stadiumit FC Shkupi, kreu i Çairit mbikqyr punimet (FOTO)

Ekipet e punës të Komunës së Çairit sot filluan me shtruarjen e korsive të Stadiumit të FC Shkupit, ndërsa punimet i inspektoi kryetari i Komunës Visar Ganiu bashkë me Omer Bunjakun, drejtorin sportiv të Klubit FC Shkupi. Korsitë e Stadiumit do jenë me gjatësi prej 103 metrash.

Marketing

Në këtë stadium punët ndërtimore janë duke u zhvilluar edhe në drejtim të kompletimit të objektit administrativ dhe xhveshtores, tribunës dhe rregullimit të barit dhe sistemit të ujitjes.
Me këtë rast, Ganiu ka deklaruar se është konstatuar që punët po zhvillohen me intensitetin më të lartë dhe ka shfaqur shpresën që gjatë kampionatit të ri, ekipi i zemrës FC Shkupi t’i fillojë ndeshjet në shtëpinë e vet.

Njëkohësisht Ganiu përkujtoi se nesër me fillim në ora 20:00 do të realizohet ndeshja e parë kualifikuese e Ligës së Konferencës së UEFA-s, mes KF Shkupi dhe KF Llapit, në stadiumin Arena “Todor Proeski”, andaj ka bërë ftesë që bashkërisht ta ndjekim këtë ndeshje dhe t’i japim përkrahje sa më masovikisht ekipit tonë të zemrës.

Marketing