Fillojnë “Ditët e mjaltit të Maqedonisë së Veriut 2020”

Në rrugën “Maqedonia” në Shkuup sot do të organizohet hapje solemne të manifestimit “Ditët e mjaltit të Maqedonisë së Veriut 2020”.

Marketing

Këtë manifestim të 16-tin me radhë do ta hapin ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha dhe kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.

Siç kumtoi organizatori i ngjarjes, shoqata e bletarëve “Matica”, vizitorët e manifestimit do të mund t’i shikojnë stendat me mjaltë dhe prodhime të bletëve, si dhe ta përcjellin programin e përgatitur.