Fillojnë “ditët e pavarsisë” dheatënëdiasporë ,nikoqir filantropi LazimDestani

Fillojnë aktivitetet për shënimin e ditës së pavarësisë të shtetit shqipëtar dhe atë në fillim në diasporë.

Më saktësisht në Dyseldorf të Gjermanisë ku nikoqir i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve popullore të Shqipërisë, ishte filantropi shqiptar LazimDestani, ndërsa morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të ambasadave nëkëtë vend.

Këto aktivitete janë nën përkujdesjen e ambasadës shqipëtare në Gjermani.

Sipas organizatorëve këto janë aktivitete të cilat i paraprinë festës së Ditës së Pavarisë, 28 nëntorit dhe kanë për qëllim avancimin e vlerave të kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare. Kjo ështëvetëm fillimi i një numri të madh të paraqitjeve të ansamblit shtëtërorë në Republikën e Gjermënisë.

Me këtë rast nikoqiri i ngjarjes e cila u organizua në Wirtschaftsclub (Klubi Ekonomik) në Dyzeldorf, z. Destani theksoi“ Shënimi i festës sonë kombëtare pikërisht në këtë ambient është në harmoni të plotë me dëshirën dhe synimet e përgjithshme të Diasporës Shqiptare, pra, që ajo të jetë pjesë e pandashme e proceseve dhe zhvillimeve të larmishme në të gjitha sferat, në ekonomi, politikë, art e kulturë, kudo ku jetojmë e veprojmë ne shqiptarët.
Le të frymojmë shqip ngado që jemi dhe me të gjitha iniciativat e aktivitetet që i ndërmarrim!”