Fillojnë punët ndërtimore për vazhdim të bulevardit Indrustrial

Kanë filluar punët ndërtimore për vazhdim të Bulevardit Industrial , kështu ka deklaruar kryetarja e Komuës së Tetovës Teuta Arifi duke shtuar se financimi i këtij projekti kapital insfrastrukturor bëhet përmes kreditimit nga Banka Botërore, të siguruar nga instrumenti MSIP të Ministrisë së Fiancave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vlera e përgjithshme e projektit kap shumën prej 986.000 euro informon Tetova sot .
Gjatësia e bulevardit është 671 metra kurse gjërësia 22 metra, me 2 drejtime të rrugës në gjërësi prej 7 metra, 2 trotuare me gjërësi 2.5 metra si dhe 3 metra hapësirë të gjelbër në mes.
“Me këtë investim kapital infrastrukturor synojmë të lehtësojmë komunikacionin e stërngarkuar në qytet, në veçanti për automjetet e rënda të cilat destinacion përfundimtar nuk e kanë qytetin e Tetovës, por qarkullojnë tranzit drejt rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë. Kjo gjithashtu do të kontribojë edhe në reduktimin e ndotjes së ajrit ambiental në Komunën e Tetovës” ka deklaruar kryetarja Teuta Arifi.

Marketing

Marketing