Fillojnë zgjedhjet në Bashkimin Evropian

Janë hapur vendvotimet në Holandë për zgjedhjet e Parlamentit Europian. Kjo është pikënisja e katër ditëve të zgjedhjeve që do mbahen përgjatë gjithë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këto zgjedhje pritet që euroskeptikët dhe partitë e ekstremit të djathtë të marrin përkrahje historike.
Gjysmë ore pasi që filloi votimi në Holandë, edhe Britania e Madhe I hapi vendvotimet e saja. Këto janë dy vendet e vetme që do kryejnë procesin e votimit sot. Britania ende nuk ka dalë nga Bashkimi Evropian, ndonëse në referendumin e vitit 2016 ka vendosur të dalë nga blloku.

Zgjedhjet që përfundojnë të dielën mbrëma, vijnë në një kohë kur popullistët dhe nacionalistët kanë përkrahje më të madhe brenda bllokut. Ndërsa shtetet superfuqi si Franca dhe Gjermania insistojnë se uniteti është rruga më e mirë për të u përballur me sfidat e reja ekonomike dhe të sigurisë.

evn