Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të fillojë debati për rebalancin e Buxhetit për vitin 2018. Për sot është caktuar seancë e Komisionit amë për financim dhe buxhet, ku në pajtim me rregulloren e Kuvendit debati duhet të zgjatë 10 ditë pune.

Qeveria e miratoi propozimin e rebalancit në seancën më datën 13 të këtij muaji. Sipas propozimit të Qeverisë, me rebalancin e buxhetit ka ulje të të ardhurave dhe shpenzimeve për 0.5 për qind. Deficiti buxhetor qëndron në 2.7 për qind, ndërsa rishikohet projeksioni për rritje ekonomike në 2.8 për qind.

“Qëllimi i Propozim-rebalancit të Buxhetit për këtë vit është të bëhen korrigjime në anën e shpenzimeve me qëllim të sigurimit të mbështetjes financiare për komunat dhe përforcimin e fondeve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor (FSPI) dhe Agjencisë për Punësim (APRM)”, tha ministri i Tevdovski duke arsyetuar rebalansin e propozuar pas miratimit në Qeveri.
Sipas tij, projeksioni i rritjes së PBV-së është rishikuar për shkak të bllokadës për hyrje në NATO dhe BE dhe se pasiguria mund të ndikojë negativisht në ekonomi.

Rishikimi i projeksione të planifikuara të të ardhurave është kryesisht rezultat i zvogëlimit të të ardhurave të cilat përdoruesit e buxhetit i realizojnë në llogaritë e tyre dhe rritje e lehtë e kontributeve sociale, lidhur me buxhetin fillestar prej 812 milionë denarë për shkak realizimit në nëntë muajt e parë të vitit.

Ana e shpenzimeve të buxhetit është korrigjuar për 1.2 miliardë denarë, përkatësisht me 0.5 për qind.

Artikulli paraprakLeicester konfirmon vdekjen e pronarit në aksident
Artikulli tjetërSamiti i Stambollit: Armëpushim i përhershëm në Siri