Fillon dorëzimi i lëndëve nga PSP-ja në PP

Prokuroria Speciale Publike prej sot duhet të fillojë t’ia dorëzojë lëndët Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Prokurori publik, Lubomir Joveski thotë se është konfirmuar mënyra e marrjes së lëndëve, ndërsa nga PSP-ja thonë se janë të gatshëm për transferimin e të gjitha shkrimeve dhe dëshmive në Prokurorinë Publike.

Pritet që dorëzimi i lëndëve të rrumbullaksohet deri më 15 shtator kur skadon mandati i prokurores speciale Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Reket”.

Tani për tani nuk dihet kush do të vazhdojë t’i përfaqësojë lëndët dhe si do të sistemohen të punësuarit e PSP-së.

Personeli profesional, administrativ dhe ndihmës- teknik i PSP-së shpreh dëshpërim nga kujdesi jo i mjaftueshëm që i kushtohet çështjes për të ardhmen e pjesës më të madhe të punësuarve në këtë Prokurori publike dhe apelon deri te Bashkësia ndërkombëtare e cila ka qenë pjesë e proceseve për formimin e Prokurorisë dhe të aktorëve politik në vend me kujdes dhe aktivisht të ndjekin proceset aktuale lidhur me angazhimin e tyre të punës.

Letra është e adresuar deri te ambasadat e SHBA-së, Mbretërisë së Holandës dhe Delegacionit të BE-së si dhe deri te presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Marketing