Në Ministrinë e Financave sot pasdite fillon Fin Hakatoni i parë, ku mbi 70 të rinj do të punojnë në zhvillimin e aplikacionit, që do ta shfrytëzojë Ministria e Financave, që në të ardhmen ta bëjë Buxhetin e RM-së më të qasshëm dhe më transparent për qytetarët.

Garuesit e Fin Hakatonit, të organizuar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, në afat prej 48 orësh, deri të dielën, do të duhet ta plotësojnë këtë detyrë, ndërsa aplikacioni më i mirë do të shpërblehet me 1,5 milionë denarë, mjete të siguruara përmes Fondit për Inovacione si dhe mundësi për hapjen e kompanisë personale. Ata do të duhet të përpunojnë edhe video lojëra dhe video me të cilat në mënyrë më të thjeshtë do t’i afrojnë financat publike pranë qytetarëve.

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski në hapjen e Fin Hakatonit theksoi se ai është i dobishëm edhe për Ministrinë, si institucion i parë që organizon një lloj të tillë të ngjarjeve dhe për pjesëmarrësit përmes mundësisë ta prezentojnë punën e tyre por edhe për shoqërinë. Qytetarët, tha, do të krijojnë produkt i cili përsëri do të dedikohet për qytetarët, të cilët do të munden në mënyrë interesante dhe të kuptueshme t’i kuptojnë financat publike.

“Produktet të cilat do t’i krijoni janë shumë të rëndësishme për qytetarët, sa më shumë të jenë të informuar ata, sa më shumë kuptojnë se ku shpenzohen paratë shtetërore, aq është më i madh është kontrolli i tyre në financat publike, të cilat në vend se të shpenzohen për përmendore dhe palma do të investohen në institucionet arsimore dhe shëndetësore, infrastrukturë…”,tha Tevdovski.

Drejtori i Fondit për Inovacione, Jovan Despotovski theksoi se Hakatoni është pjesë e politikave të kësaj Qeverie për përfshirjen e të rinjve në ndryshimet të cilat po ndodhin në shoqëri, edhe atë, siç tha, jo vetëm përmes mbështetjes por edhe përmes krijimit të tyre.

Fin Hakatoni këtë fundjavë i përkushtohet Buxhetit të RM-së. Buxheti i qytetit merr formë të re, shumë më të qasshme dhe më të kuptueshme për opinionin. Në aplikacionin, videon dhe lojën do të paraqiten të ardhurat dhe harxhimet e shtetit, si ato mblidhen dhe harxhohen, në mënyrë të kuptueshme për qytetarët.

Në Fin Hakatonin marrin pjesë 73 garues në grupe prej tre deri në gjashtë persona – programerë, disenjatorë grafikë, ekonomistë dhe kreatorë të softuerëve.

Aplikacioni më i mirë që do të zgjidhet, do ta shfrytëzojë Ministria e Financave, por ai mund t’u ofrohet edhe vendeve të tjera në rajon, pasi vegla të tilla në vendet e rajonit nuk shfrytëzohen, edhe pse ekzistojnë në korniza botërore.