Fillon fushata për mbrojtje nga zja.rret

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim nga sot deri më 15 gusht të këtij viti në mbarë territorin e shtetit do të zbatojë fushatë për mbrojtje nga zjarret. Do të edukohet popullata për uljen e kërcënimeve nga zjarri me ndihmën e manualit edukativ dhe posterëve me hapa për mbrojtje në rast të zjarreve pyllore.

Marketing

“Fushata do të përfshijë ndarje të manualit për ulje të kërcënimeve nga zjarret, si dhe vendosje e posterëve edukativë në lokalitete qendrore në Qytetin e Shkupit dhe në vende të frekuentuara, në të gjitha qytetet në vend ku do të përfshihen 35 njësite rajonale të Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, në vendet për piknik dhe në vendet afër pyjeve”, kumtoi dje drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Adnan Xhaferovski.

Sipas tij, qëllimi i fushatës nuk është vetëm që të veprohet në mënyrë parandaluese, por edhe edukative, përmes nxitjes së ndërgjegjës së popullatës për të gjitha rreziqet e mundshme që i sjellin zjarret si katastrofë.

Fushata është e mbështetur edhe nga EVN SHA Shkup. ndërsa çdo ditë do të promovohet në mediat sociale, TV dhe radio.

Në kuadër të fushatës më 20 korrik të këtij viti në ora 18 në manifestimin “Samërlend” në Parkun e Qytetit Shkup, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim do të ketë stendë të vetën me materiale edukative..