Fillon Liga e Kampionëve, menjëherë super ndeshje

Grupi që do të ngrejë siparin e këtij edicioni do të jetë ai B, që konsiderohet ndryshe edhe si grupi i ferrit.
Faza e grupeve e edicionit 2018-2019 të UEFA Champions League starton këtë të martë me 2 superndeshje.

Do të jetë një edicion ndryshe ky i këtij i viti, pasi UEFA ka bërë disa ndryshime dhe ajo që bie më së shumti në sy është që ndeshjet nuk do të luhen të gjitha në të njëjtën orë.

2 prej tyre do të luhen në 18:55, ndërsa 6 takimet e tjera në orën 21:00. Grupi që do të ngrejë siparin e këtij edicioni do të jetë ai B, që konsiderohet ndryshe edhe si grupi i ferrit.

Në orën 18:55, Barcelona sfidon PSV-në në një ndeshje që nuk duket aq e lehtë sa në letër, pasi holandezët po shkëlqejnë në këtë fillim sezoni në Eredivisie.

Megjithatë, vëmendja më e madhe në orën 18:55 do të jetë në “San Siro”. Interi rikthehet në Champions League pas 6 sezonesh dhe e bën këtë me një duel zjarri përballë Tottenham Hotspur.

Të dyja skuadrat kanë mungesa, sidomos londinezët, dhe favoritë në këtë sfidë nuk ka. Në orën 20:45 sytë e të gjithëve do të jenë në “Anfield Road”, aty ku Liverpooli pret Paris Saint Germain në duelin për kreun e Grupit C.

Napoli sfidon Crvena Zvezdën në Beograd, për ta nisur me këmbën e mbarë dhe pse jo për të vendosur në vështirësi “The Reds” dhe parizienët.

Në Grupin A, Atletico e Madridit e nis përballë Monacos, që ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm në merkato dhe ka një “mal” me mungesa, megjithëse edhe spanjollët nuk po kalojnë një moment të mirë.

Takimi tjetër i këtij grupi është Club Brugge-Dortmund.

Në grupin D vëmendje merr sfida mes Schalke 04 dhe Portos, ndërsa Galatasaray pret në Stamboll Lokomotivën e Moskës.

evn