Nga sot fillon loja shpërblyese “TVSH-ja ime – Shpërblimi im”. Me çdo skenim të llogarisë fiskale përmes aplikacionit TVSH-ja ime, çdo qytetar i moshës së mitur është fitues potencial i njërës nga 4000 shpërblimet. Fondi i përgjithshëm është gjysmë milion euro që do të shpenzohet për këtë lojë shpërblyese. Çdo ditë do të shpërndahen nga 10 shpërblime ditore, prej të cilave 4 me nga 1000 denarë, 3 me nga 2000 denarë dhe 3 me nga 3000 denarë. Llogaritë jofituese nga cikli ditor do të hyjnë në tërheqjen mujore për 15 shpërblime me nga 100.000 denarë si dhe dy premitë kryesore me nga 3.000.000 denarë. Tërheqja e shpërblimeve ditore do të bëhet në mënyrë elektronike dhe me përzgjedhje të rastësishme. Fituesit do të informohen menjëherë pas skenimit të llogarisë. Gjatë prezantimit të lojës shpërblyese ministrja e financave, Angelovska tha se është bërë sipas shembullit të disa vendeve të zhvilluara me qëllim të uljes së ekonomisë gri.

Stimulon qytetarët të luftojnë kundër ekonomisë gri, me çka do të kërkojnë llogari fiskale të cilat do t’i skanojnë dhe ajo që është më e bukura dhe që besoj që do ta shihni të gjithë dhe do ta shfrytëzoni është se fitohet fidbek i menjëhershëm. Dikë e motivon menjëherë të fitoj fidbek të menjëhershëm se diçka ka fituar ose jo, dikush është i gatshëm të pres më gjatë që ta tërheqin emrin e tij. Do të thotë, janë marrë parasysh elemente të ndryshme – deklaroi Nina Angellovska- ministre e financave.

Një pjesë e qytetarëve që kanë skanuar llogari fiskale e kanë marrë kthimin e TVSH-së nëpër xhiro- llogaritë e tyre, ndërsa një pjesë tjetër nëpër rrjetet sociale janë ankuar që nuk i kanë marrë këto mjete. Edhe pse në fillim u tha që deri në fund të javës së shkuar të gjithë 180.000 qytetarë do të marrin kthim të TVSH-së, deri më tani mjete financiare kanë marrë gjysma e tyre apo 90 mijë. Nga DAP thonë që bëhet fjalë për gabim teknik, por sigurojnë që do të ruhen afatet ligjore dhe deri në fund të muajit, do të bëhet pagesa e plotë ndaj të gjithë qytetarëve.