Prej sot dhe oficialisht fillon me punë furnizuesi universal i energjisë elektrike „EVN Home“. Kompania e re do t’i furnizojë me energji elektrike konsumatorët të cilët nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e hapur. Më saktësisht, nga tani „EVN Home“ do t’i shërbejë të gjithë amvisëritë dhe bizneset që kanë më pak se 50 punonjës dhe të ardhura vjetore më të vogla se 2 milionë euro e që gjithashtu nuk kanë zgjedhur furnizuesin e tyre.

EVN u zgjodh si ofertuesi më e volitshëm në ankand publik dhe në cilësinë e furnizuesit universal në tregun e rregulluar do të punojë sipas marzhës fikse të definuar në procedurën e tenderëve për 5 vitet e ardhëshme.

Konsumatorët e „EVN Home“ do të vazhdojnë t’i kenë në dispozicion shërbimet e njejta si deri më tash, t’i shfrytëzojnë volitshmëritë e njejta, shërbimet plotësuese dhe kanalet e komunikimit.

Konsumatorët edhe më tej në dispozicion kanë kontakt qendrën në tre gjuhë që punon 24 orë, zyrat e pranimit në Qendrat Energo të Konsumatorëve të vendit si dhe të gjitha pikë pagesat. Për të pyetjet dhe informacionet e nevojshme, si dhe shërbimet, mund të drejtohen në:

ueb: www.evn.mk
onlajn shërbime: www.evnonline.mk
mail: [email protected]
telefon: 089 089 089
adresa: 11 Oktomvri nr. 9, 1000 Shkup

Kompania do të vazhdojë të shfrytëzojë logon e njejtë të identitetin vizual të EVN.

evn