Shpëtimtarët kanë filluar misionin e evakuimit të 12 djemëve dhe trajnerit të tzre të futbollit që mbetën të ngujuar në një shpellë në Tajlandë për më shumë se 2 javë.

“Moti është i mirë. Niveli i ujit është në rregull. Ekipi është gati. Djemtë janë të gatshëm fizikisht dhe psiqikisht për të dalë jashtë”, tha kryetari i provincës Chian Rai.

Autoritetet thanë se shpëtimtarët rreth botës, kryesisht nga Evropa, po marrin pjesë në këtë operacion që mund të zgjas 3-4 ditë varësisht nga moti. Djemtë adoleshentë me trajnerin e tyre ishin duke bërë shetitje në shpellë më 23 qershor, gjatë festimit të ditëlindjes së njërit nga djemtë, kur u zunë nga reshjet e mëdha.