Fillon pagesa elektronike e taksave rrugore

Në autostradat e pjesës së Korridorit 10 nëpër Maqedoni prej sot taksat rrugore do të paguhen edhe me kartela të mençura elektronike, e cila mund të blihet nëpër pompat e benzinës, nëpër stacionet e pagesës rrugore dhe në kufij.

Smart kartelat më pas mund të mbushen, edhe atë nëpërmjet telefonit apo laptopit, respektivisht prej aplikacionit të posaçëm.

Për ata që do të paguajnë kesh çmimi i taksës rrugore do të jetë i njëjtë, ndërsa për ata me smart kartelë do të jetë çmimi më i lirë për 5 deri 10 %, njoftojë nga NP “rrugët shtetërore”.

Korridori 10: Petrovec, Sopot, Otovicë dhe Gradsko. Investimi për këtë dedikim kushton 17.8 milion euro, 15 milion prej të cilave janë siguruar nga Banka Evropiane për zhvillim, ndërsa tjerat nga buxheti. Pas korridorit 10, automatizimi i rampave planifikohet në autostradat e Korridorit 8.