Fillon pagesa etapore e pensioneve të nëntorit

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet për nëntorin fillojnë të paguhen prej sot, para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

Marketing

Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit dhe sot do të bëhet pagesa e pensioneve në vlerë deri 11.000 denarë, nesër për pensionet në vlerë prej 11.001 denarë deri 14.000 denarë, të hënën do të bëhet pagesa e pensioneve në vlerë prej 14.001 denarë deri 18.000 denarë, ndërsa të martën pensionet në vlerë mbi 18.000 denarë.

“Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë prej të enjten 26 nëntor. Ato mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike. Procesimi etapor i pensioneve do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave për parandalim dhe përhapje të virusit, duke e marrë parasysh atë që pensionistët si grupmoshë e moshuar janë më të rrezikuar”, thuhet në kumtesën e MPPS-së.

Nga Ministria potencojnë se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme. Apelojnë deri te pensionistët ta respektojën orarin e pagesave, sepse, siç potencojnë, pagesa etapore është bërë me qëllim që të zvogëlohet rrëmuja para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik.

MPPS përkujton në obligimin për mbajtje të pajisjes personale mbrojtëse e cila i mbulon humdën dhe gojën si dhe mbajtje të distancës gjatë pritjes së rendit para dhe brenda në banka.

Marketing