“Fillon pajtimi nacional”, lirohet nga arresti deputeti i VMRO-së Vasilevski

Deputetit të VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski, i akuzuar për ngjarjet e “27 Prillit” i është ndërpre masa arrest shtëpiak dhe ai do të mbrohet në liri me garanci prej rreth 400 mijë eurove, njoftoi Tv24.

Marketing

Jozyrtarisht, vendimi është sjellë sot, kurse Prokuroria nuk do të ankohet ndaj këtij vendimi dhe nuk do të kërkojë vazhdim të masës arrest shtëpiak.

Avokati i deputetit Vasilevski, Aleksandar Novakovski, thotë se ende nuk e kanë pranuar vendimin për lirim nga Këshilli penal, por se paraprakisht kanë parashtruar ankesë dhe kanë kërkuar lirim me garanci.