Fillon pastrimi i lindanit nga deponia e vogël në Ohis

Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini nënshkroi Vendimin për aprovim të Planit për remediacion në lokalitetin e SHA OHIS Shkup, me të cilin do të fillojnë aktivitetet për largimin e lindanit dhe tokës së ndotur me lindan nga deponia e vogël.

Marketing

Gjegjësisht, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në periudhën e kaluar ka kryer të gjitha aktivitetet përgatitore për finalizimin e Planit të remediacionit me UNIDO-në dhe kompaninë e përzgjedhur ndërkombëtarisht Polieco, për pastrimin dhe remediacionin e sigurt të deponisë së vogël me mbetje të rrezikshme historike lindan, gjithashtu si përcaktimin e kornizës kohore të punimeve të ndërtimit. Për rishikimin dhe harmonizimin e Planit nga ana e MMJPH-së, Ministri Nuredini formoi një grup punues dhe në seancën e djeshme informoi Qeverinë se është përgatitur një Vendim për aprovimin e Planit me propozim aktivitetet që do të ndërmerren nga kontraktori, në përputhje me Ligjin për mjedisin jetësor.

Në procedurë është dhënia e dy lejeve për eksport të mbetjeve të rrezikshme nga ana e MMJPH-së, në përputhje me Konventën e Bazelit – për Francën ku do të eksportohet lindani dhe për Hollandën ku do të eksportohet vendi i ndotur nën lindane.

Sipas kornizës kohore, procesi i heqjes së një pjese të deponisë së vogël pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm nëse lejojnë kushtet e pandemisë, duke hequr sasitë e para (~700 tonë) tokë të ndotur me HCH dhe të pastër me mbeturina të HCH.

Marketing