Fillon pushimi veror për nxënësit

Për rreth 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe filloristë mes të cilëve edhe 20 mijë të klasës së parë nesër është dita e fundit e vitit shkollor 2018/19.

Marketing

Nxënësve të cilëve u përfundon klasa e nëntë u pason regjistrimi në shkollë të mesme. Afati i parë është në qershor më 17 dhe 18, ndërsa u dyti më 24 dhe 25 qershor. Sipas konkursit të MASH-it, për vitin shkollor 2019/2020 të lira janë gjithsej 35.690 vende.

Maturantët para së të regjistrohen në Fakultet në gusht duhet të kalojnë dy testime të maturës shtetërore këtë muaj- të martën është testimi i tretë ekstern (biznes, histori, biologji, filozofi, kimi, fizikë , estetikë ose sociologji), ndërsa më 13 qershor është testimi në matematikë.

Nga shtatori pritet ligji i ri për arsimin fillor i cili në draft versionin këtyre ditëve është vendosur në Regjistrin elektronik (ener.gov.mk) për dhënie të sugjerimeve dhe vërejtjeve.