Fillon regjistrimi në USHCM, 10.710 vende të lira

Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”-Shkup sot dhe nesër është afati i parë për regjistrim në vitin e parë të studimeve deridiplomike në vitin akademik 2019/2020.

Marketing

Sipas Konkursit të USHCM, të lira janë 10.710 vende. Prej tyre, në kuotën për studentë të rregullt ka 5.402 vende, në kuotën për të rregullt me bashkëfinancim të studimeve 4.273 dhe për studentë me korrespondencë ka 1.035 vende të lira.

Si edhe në vitet e kaluara, kompensimi të cilin e paguajnë të rregulltit është 200 euro, ndërsa për ata të cilët do të regjistrohen në kuotën për bashkëfinancim ose me korrespondencë do të paguajnë nga 400 euro.

Që të konkurrojnë për studime, kandidatët duhet të kenë dhënë maturën shtetërore. Kriteret dhe kushtet për regjistrim janë në Konkursin e publikuar në ueb faqen e USHCM.

Afati i dytë i regjistrimit është më 12 dhe 13 shtator, ndërsa afati i tretë në fakultetet në të cilat do të mbesin vende të lira është më 25 shtator.

Në bazë të Ligjit për arsim të lartë të sjellë majin e kaluar, viti akademik për studentët fillon më 1 tetor.

Marketing