Fillon samiti Procesit të Berlinit dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor

Ka filluar në Poznan të Polonisë samiti i Procesit të Berlinit dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor. Në proces janë gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor, Komisioni Evropian, disa vende të BE-së, institucione ndërkombëtare financiare dhe organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

Marketing

Është paraparë edhe konferencë e përbashkët e kryeministrave të Polonisë, Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, të Bulglarisë Boyko Borissov dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Polonia u kyç në proces në vitin 2018, ndërsa këtë vit udhëheq me këtë proces. Procesi i Berlinit u krijua nga Qeveria e Gjermanisë në vitin 2014.

Marketing