Fillon seanca për miratimin e ligjit për PP

Filli seanca e Kuvendit për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe për Këshillin e prokurorëve. Që në fillim të seancës Emilija Aleksandrova nga grupi i pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkoi 15 minuta pauzë, në shenjë proteste se deputetët në fjalë nuk kanë qenë i ftuar në koordinim tek kryetari i Kuvendit. Kreu i Kuvendit nuk pranoi që të jep 15 minuta pauzë nën arsyetimin se ishte intervenim procedural dhe se përgjigjen do ta merr menjëherë dhe se për këtë nuk ka nevojë për pauzë.

Marketing

Deputetët e LSDM-së tërhiqen nga fjala, me qëllim që seanca të përfundoj sa më shpejtë, të miratohen ligjet dhe vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme më 12 prill.

“Ne thamë se duhet të miratohen disa ligje para se të shpërndahet Kuvendi që zgjedhjet të mbahen më 12 prill. Ligji për mbrojtje, ligji për pagat, unë nuk di pse nuk mban seancë Komisioni për punë dhe politikë sociale, ka mijëra profesorë që e kanë të rëndësishme rritjen e pagës. Deputetët tanë do të heqin dorë nga fjalimi vetëm e vetëm që të përfundojmë sa më shpejtë të shpërndahemi dhe të shkojmë në zgjedhje s amë shpejtë”, deklaroi Jovan Mitrevski, koordinator i LSDM-së.

Marketing