Fillon stina e verës

Sot në ora 17 e 54 minuta fillon vera në hemisferën veriore.

Marketing

Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë Dimri.

Vera do të zgjatë 95 ditë, ndërsa do të përfundojë më 23 shtator në vitin 2019, kur në ora 9:50 sipas orës së Evropës së Mesme do të fillojë vjeshta.

Sot është dita e 172-të e vitit, ndërsa deri në fund të vitit mbeten edhe 194 ditë.

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët e skajshme lindore do të ketë kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullimave. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 24 deri 35 gradë Celsius. UV-indeksi do të jetë 8.

Marketing