Fillon testimi për vaksinën e parë të krijuar nga inteligjenca artificiale

Fillon testimi për vaksinën e parë të krijuar nga inteligjenca artificialeAlsat-M2019-07-17T18:28:05+02:00

Marketing

Vaksina e gripit plotësisht e dizajnuar nga inteligjenca artificiale po testohet te njerëzit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo u zhvillua nga universiteti australian ”Flanders”, i cili në një deklaratë kujton se si është hera e parë që një ilaç i zhvilluar nga një algoritëm arrin në eksperimentimin njerëzor.

”Nuk është hera e parë që kompjuterët ndihmojnë në dizajnimin e terapisë”, shpjegon Nikolai Petrovski në faqen e internetit të ”Business Insider Australia”, por në këtë rast dizajni i tërë iu besua një programi të bazuar në inteligjencën artificiale të quajtur Sam.

“Së pari ne i treguam programit një seri përbërësish që aktivizojnë sistemin imunitar të njeriut dhe të tjerët që nuk e aktivizojnë atë, për të bërë dallimin mes një ilaçi që funksionon dhe jo. Pastaj krijuam një program të quajtur ‘kimisti sintetik’, i cili krijoi mijëra miliarda kombinacione kimike të ndryshme, që ne i analizuam me programin Sam për të gjetur se çfarë mund të ishte ilaçi më i mirë”, theksoi Petrovski.

“Kjo përfaqëson fillimin e një epoke të re, ku inteligjenca artificiale do të luajë një rol në rritje në zhvillimin e ilaçeve”, shtoi ai.