Fillon TV-KLASA, Ademi apel nxënësve: Qëndroni brenda, ndiqni leksionet!

Ashtu siç paralajmëroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, nga sot në RTVM1 dhe RTVM2 ka filluar aplikimi i projektit TV-KLASA, ku janë zhvilluar leksionet për Higjienën, në gjuhën maqedonase nga mësuesja Stanka Baxhakova dhe Snezhana Gucul si dhe në gjuhën shqipe nga mësuesja Mr.Arta Sadiku Akteshi.

Marketing

Ky projekt do të vazhdojë edhe në ditët në viji, me leksione nga lëndët e tjera.
Ademi gjithashtu ka apeluar që të gjithë fëmijët të qëndrojnë në shtëpi, ti ndjekin leksionet dhe të respektojnë rekomandimet e organeve kompetente.

Marketing