Fillon viti i ri akademik në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

Në Shkup është organizuar hapja e vitit akademik 2019-2020 të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) dhe takimi i studentëve të vitit të parë.

Marketing

Në ceremoninë e organizuar në kampusin e universitetit kanë marrë pjesë zv/ministri i Drejtësisë së Turqisë, Şaban Yılmaz, kryetari i Akademisë së Drejtësisë të Turqisë, Muhittin Özdemir, anëtari i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Salih Murat, ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Milan Jazbec, anëtari i Bordit drejtues të IBU-së, Ajdovan Ademoski, rektori i IBU, Mehmet Dursun Erdem, përfaqësues të institucioneve turke në vend, studentë dhe të ftuar të tjerë.

Yılmaz, në fjalimin e tij tha se gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut do të vizitojnë institucionet turke në vend. “Këto institucione janë shumë të rëndësishme për ne. Sepse këto institucione u shërbejnë njerëzve me të cilët kemi shumë lidhje historike dhe kulturore. Ne kemi marrëdhënie shumë të afërta me shtetet e Ballkanit, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut”, tha Yılmaz.

Ai gjithashtu shtoi se mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit euro-atlantik.

Ademoski tha se pas hapjes së Departamentit të shkencave mjekësore do të hapin edhe konvikte studentore dhe salla ku mund të zhvillohen aktivitete sportive dhe kulturore, duke e falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për mbështetjen e dhënë.

– Mbi 2.500 studentë

Nga ana e tij rektori Erdem, rikujtoi se universiteti rrugëtimin e ka filluar në vitin 2006 me 19 studentë ndërsa tani kanë mbi 2.500 studentë.

Ai tha se IBU që nga ajo kohë ka shkruar histori, ka rritur numrin e studentëve, është bërë universiteti që ofron arsim më cilësor në Maqedoninë e Veriut.

Erdem thekson se me mbështetjen e kryeparlamentarit të Turqisë, Mustafa Şentop, vazhdojnë punimet për diplomë të përbashkët, këmbimin e studentëve dhe akademikëve me Universitetin Houston.

Ai më në fund falënderoi presidentin Erdoğan për mbështetjen e vazhduar, duke shtuar se IBU është shndërruar në një qendër në Shkup, Maqedoninë e Veriut dhe Ballkan.

Në kuadër të aktivitetit është prezantuar edhe sistemi “Hello” IBU Online.

Marketing