Filluan punimet në Complex Planet në Saraj

Zyrtarisht sot filluan punimet në lagjen Complex Planet, në Saraj të Shkupit. Inaugurimin e punimeve nga afër e ndoqën partnerët e projektit, ideatorja Valdeta Kasapi, afaristët Xhemil Shabani dhe Samet Misimi. Kjo ditë, do të mbetet në kujtesën e lagjes elitare ‘Complex Planet’ , e cila do të jetë e para e këtij lloji në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Në fazën e parë u bë hapja e rrugës dhe do të vazhdohet me gropimin për planifikim të tokës ndërtimore, që të vazhdohet menjëherë me ndërtimin e 32 shtëpive të para.

Punimet do të jenë intensive në këtë fazë, që në pranverë të kemi edhe shtëpitë e para të kompletuara.

Shtëpitë do të jenë të ndërtuara me një kualitet të lartë, modern dhe do të ofrojnë një komoditet relaksues me pamjen panoramike të zonës së mrekullueshme përreth. Ëndrra për një shtëpi luksoze tani më do të jetë realitet në hapësirat e “Complex Planet”.