Storie të veçanta

I krijuar në vitin 1997, Netlix u bë një nga shërbimet më të rëndësishme në mbarë botën, duke shfaqur filma, seriale dhe përmbajtje të tjera origjinale për miliona njerëz të cilët shpenzojnë kohën të mbyllur duke përdorur televizorin, kompjuterin apo edhe ekranet e smartfonëve. Meqenëse ka mijëra produksione filmike në katalog, ka gjasa që mund të keni humbur disa nga storiet e famshme. Bright Side ka listuar disa nga këta filma që kanë storie të veçanta, të cilat edhe ne ju ftojmë t’i ndiqni.

1. Girl, Interrupted, 1999

Në këtë film që luajnë Winona Ryder dhe Angelina Jolie, tregon storien e Susanna Kaysen dhe pranimin e saj në një klinikë prestigjioze psikiatrike. Aty ajo takon njerëz me gjendje më komplekse dhe këtu ajo vë në pyetje nëse ajo që ajo po përjeton është e vërtetë apo jo. Nëse ju pëlqejnë dramat psikologjike, kjo histori do t’ju mahnisë në çast, transmeton 21Media

2. Children of Men, 2006

Ky film me regji të Alfonso Cuaron, në të cilin luajnë Olive Owen dhe Julianne Moore, tregon storien e një njeriu që përpiqet ta ndihmojë një imigrante e cila është shtatzënë nga bota kaotike e mbushur me infertilitet njerëzor. Një zbulim që kishte mund të çojë në fund të infertilitetit dhe për këtë arsye, do të parandalojë zhdukjen e njeriut. Është një opsion i mirë nëse ju pëlqejnë filmat intrigues.

3.Seven Pounds, 2008

Performanca e mahnitshme e Will Smith dhe Rosario Daswon e bën edhe më të veçantë këtë film. Ben Thomas, aktori kryesor në këtë storie, është inspektor tatimor i cili përpiqet t’ua transformojë jetën shtatë personave, në mënyrë që ta fshijë një gabim nga një ngjarje e kaluar. Mënyra se si e zgjidh dilemën do t’ju lë të mahnitur dhe të shokuar.

4.A Monster Calls, 2016

Skenari i filmit është bazuar në librin me po të njejtin emër, i shkruar nga Patrick Ness. Storia tregon jetën e Conor (rol i luajtur nga Lewis MacDougall), një djalosh që ia tregon fobitë e tij dhe frikën një përbindëshi, i cili i ndihmon të kuptojë kompleksitetin e jetës me nënën, gjyshen dhe mjedisin. Është një storie që do t’ju bëjë të qani, transmeton 21Media

5.Hacksaw Ridge, 2016

Me regji të Mel Gibson, kjo dramë në të cilën shkëlqen Andrew Garfield, flet për një storie të vërtetë të Desmond Doss, një mjek ushtarak që u bë hero duke ua shpëtuar jetën disa njerëzve pa pasur nevojë për të përdorur armë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky film do t’ju ndihmojë ta kuptoni vërtetë karakterin dhe zemërgjerësinë e njerëzve.

6.Mirage, 2018

Ky është një film fiksion, ku luajnë Adriana Ugarte dhe Chino Darin. Tregon historinë e një dështimi në kohë dhe hapësirë ​​e cila lejon Verën (Adriana Ugarte) të kthehet përsëri në 1989 dhe të shpëtojë jetën e një fëmije pa e kuptuar se veprimi mund të ndryshojë realitetin e saj në të tashmen. Mënyra se si produksioni e shfaq udhëtimin në kohë, do t’ju befasojë.

7.The Boy Who Harnessed the Wind, 2019

Ky film britanik është i bazuar në një storie të vërtetë të William Kamkwamba, një 13-vjeçar i inspiruar nga librat shkencorë, që ndërton një mulli ere për t’i ndihmuar komunitetit të tij në Malawi dhe për t’i shpëtuar ata nga uria. Shembulli i tij, do t’ju dëshmojë fuqinë e edukimit.