Filmi maqedonas anti UÇK, reagojnë ish luftëtarët: Të tërhiqet filmi dhe mos poshtërohet dinjiteti i UÇK-së (Video)

Filmi maqedonas Tallja me Krishtin, i financuar me para të buxhetit shtetëror ka nxitur reagime të ashpra tek shqiptarët në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Reagimet kanë pasuar pasi që në fill ushtarët e UÇK-së paraqiten si vrarës ordinerë dhe si terrorist, gjë nuk ka të bëjë me skenat dhe ngjarjet reale të luftës së vitit 2001.
Avdij Jakupi i njohur si komandant Cakalla thotë për agjencinë e lajmeve INA se ekzistojnë miliona fakte se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe janë respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve.

“Kemi një milion fakte që kemi bërë luftë të pastër. Romeo Zhivic dhe Mome Petrushevskin i arrestova me 01 maj 2001. Ata me rregullat dhe urdhrat e ushtrisë sonë janë liruar në shtator të po të njëjtit vit, në prani të ndërkombëtarëve. Nuk ka pasur tortura dhe skena që paraqet filmi maqedonas. Ky film nxit urrejtje dhe duhet të dënohen autorët.

Ndaj kësaj propagande të ulët maqedonas ka reaguar edhe Xhem Llamallari, i njohur si komandant Baruti.
“Ky film u sponzorua nga Ministria e Kulturës së SMK!
..Ky film asgjë nuk ka realitet!

..Po, ky film do të ishte realitet nëse palët e luftimit do të ishin në anën e kundërt!

..Forcat terroriste policore ushtarake kanë vra babë e birë në sy të gjitha mediave ndërkombëtare!
..Forcat terroriste policore_ushtarake kanë vrarë Erxhanin 6 vjeçarë

..Forcat terroriste policore_ushtarake kanë vrarë 10 anëtarë (fëmijë e gra )të familjes Zymberi..
..Forcat terroriste sllavo maqedonase kanë qenë të akuzuar nga tribunali i Hagës për krime lufte, sepse ishin gjithë kriminela lufte dhe terrorista!

..UÇK nuk ka vra asnjë civil!
..UÇK edhe polic dhe ushtarë të kapur rob i ka trajtuar me konventa më të larta ndërkombëtare!

..Ky film duhet zh’bë, o mjerana!”, është shprehur Baruti.

Përmes një statusi në facebook, ish luftëtari i UÇK-së, Shaq Tërshana ka reaguar në lidhje me filmin të cilin e ka financuar Ministria e kulturës e ku ofendohet dhe poshtërohet dinjiteti i luftëtarëve të UÇK-së.

“Të nderuar miq, shoqëri, bashkëluftëtarë dhe gjithë ju që keni kontribuar që ne sot të gëzojmë lirinë dhe të drejtat tona. Ditëve të fundit po qarkullon një projekt filmik i cili sipas asaj që kemi parë ‘poshtëron’ luftën e pastër dhe të dinjitetshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe gjithë pjesëmarrësve të saj, në mesin e të cilëve jam dhe unë.

Si një pjesëmarrës i luftërave për liri dhe barazi mendoj se është shumë poshtëruese që institucionet shtetërore dhe gjithë ato që kanë pasur gisht në këtë drejtim të lejojnë që një projekt filmik i këtij karakteri dhe me këtë tematikë ofenduese të financohet nga paratë dhe taksat e qytetarëve tanë e në anën tjetër i njëjti projekt të nxisë urrejtje mes qytetarëve të vendit.

Edhe unë si gjithë të tjerët, pres që në mënyrë urgjente nga nesër të prononcohen organet kompetente përmes reagimit dhe tërheqjes së këtij projekti filmik e njëkohësisht edhe distancim nga përmbajtja e tij. Ndërsa pres që për këto lëshime që janë bërë dikush të bartë edhe përgjegjësi morale që edhe në të ardhmen mos poshtërohet në asnjë mënyrë dinjiteti i UÇK-së”, shkruan kështu Tërshana.

Marketing