Finalizohen Marrëveshjet për bashkëpunim me komunat në Rajonin e Planifikimit Verilindor

“Sot, u finalizuan, marrëveshjet për bashkëpunimin me komunat e rajonit e planifikimit Verilindor për ZBATIMIN E PROJEKTEVE PËR KRIJIMIN E NJË SISTEMI RAJONAL PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE NË RAJONIN E PLANIFIKIMIT VERILINDOR NË KUADËR TË IPA 2 programit të financuar nga Bashkimi Evropian.

Marketing

Përkatësisht, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës dhe Kryetar i Rajonit të Planifikimit Verilindor, Borjanço Micevski, Kryetar i Komunës së Kriva Palankës dhe Kryetar i Bordit Ndër-Komunal për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e planifikimit Verilindor, Lupço Bojaxhiev Kryetari i Komunës së Kratovës dhe Ivica Toshevski Kryetari i Komunës së Rankovcës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të krijimit të bazës zyrtare kontraktuese për zbatimin me sukses të gjashtë projekteve të planifikuara në kuadër të Programit Operativ Shumëvjeçar Sektorial mbi mjedisin jetësor dhe veprimin e klimës për IPA II (2014-2020).

Këto marrëveshje janë bazë për nënshkrimin e gjashtë kontratave për zbatimin e projekteve për krijimin e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin e Planifikimit Verilindor në kuadër të IPA 2 nga kryetarët e komunave të Kumanovës, Rankovcës, Kratovës dhe Kriva Palankës.
Marrëveshjet rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e bashkëpunimit midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga njëra anë dhe komunave nga ana tjetër si përfitues të fundit të fondeve të IPA II, për projekte që krijojnë një sistem të integruar financiar të qëndrueshëm rajonal të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin Lindor dhe Verilindor, si dhe sigurimi i qëndrueshmërisë financiare të projekteve.

Komunat kanë rënë dakord të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me legjislacionin kombëtar, për të krijuar një Ndërmarrje Ndër Komunale të Shërbimeve Publike që do të menaxhojë deponinë qendrore dhe infrastrukturën rajonale të lidhur me menaxhimin rajonal të mbeturinave (stacionet e transferimit) në rajonin Lindor dhe Veri-Lindje.” – njoftojnë nga kabineti i Ministrit e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Finalizohen Marrëveshjet për bashkëpunim me komunat në Rajonin e Planifikimit Verilindor(15.11.2019) Sot, u…

Publiée par Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sur Vendredi 15 novembre 2019

Marketing