Finalja e Champions League në 29 gusht/ Turqia “zbërthen” planin e UEFA-s

Finalja e UEFA Champions League e këtij edicioni do të luhet në 29 gusht në Stamboll. Plani i UEFA-s që nuk është bërë zyrtar, në fakt është zbuluar para kohe nga të zotët e shtëpisë, turqit, nëpërmjet Presidentit të Federatës së Futbollit të këtij vendi.

Marketing

Nihat Ozdimir tha se Turqia dhe në mënyrë të veçantë Stambolli po përgatiten për të organizuar sa më mirë ndeshjen më të rëndësishme të vitit, finale e UEFA Champions League në fundin e muajit gusht në stadiumin olimpik Ataturk. Dueli i këtij kompeticioni të madh që është ekskluzivitet i platformës Tring dhe Vizion Plus, ishte parashikuar të luhej ne fund të majit, mirëpo për shkak të pezullimit të aktiviteteve sportive në mesin e muajit mars, gjithçka është shtyre me tre muaj.

UEFA ka planifikuar që aktivitetet kombëtare te mbyllen deri në 3 gusht, e më pas të rinise Champions dhe Europa League. Presidenti i federatës turke i bëri këto deklarata gjatë një dalje për mediat, ku bëri publik vendimin për rinisjen e kampionatit turk të futbollit në datën 12 qershor.