Finlanda del triumfuese në takimin e vështirë ndaj Danimarkës

Finlanda ka shënuar fitore me rezultat minimal përballë Danimarkës, shkruan Insajderi.

Marketing

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të ndeshjes nga danezët, të cilët rrezikonin portën e Hradeckyt vazhdimisht.

Brenda kësaj pjese ndodhi edhe tragjedia e madhe kur Christian Eriksen pësoi sulm kardiak, ku u desh edhe nihma e personelit mjeksor në mënyrë që të rikthehet në gjendje stabile.

Në pjesën e dytë u vërejt lojë krejtësisht tjetër, pasi danezët dukeshin më të stepur se në pjesën e parë, për shkak të gjendjes emocionale të rënduar.

Joel Pohjanpalo arriti t’i jap epërinë minimale finlandezëve dhe t’i sigurojë fitoren ekipit të tij, përmes golit me kokë që shënoj në minutën e 59-të.

Në minutën e 70-të, Hojbjerg kishte shansin të barazoi rezultatin por nuk arriti të shënoj nga pika e bardhë.

Ndeshja kështu u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të Finlandës.

Ndeshjen e radhës Finlanda do të luaj kundër Russisë, ndërsa Danimarka do të ketë përballë Belgjikën.

Finlanda ka kaluar në epërsi ndaj Danimarkës

Finlanda ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Danimarkës, shkruan Insajderi.

Realizator i golit ishte Joel Pojanpalo, i cili shënoj me kokë pas harkimit të Jere Uronen.

Ndeshja është duke u dominuar tërësisht nga danezët, por që me anë të një kundërsulmi, finlandezët arritën ta gjenë golin.

Ka përfunduar pjesa e parë mes Danimarkës dhe Finlandës

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 0-0 mes Danimarkës dhe Finlandës, pasi u vendos të vazhdohej ndeshja nga minuta e ndërpreë.

Pjesa e parë në tërësi u karakterizua me dominim të danezëve, të cilët nuk i dhanë hapsirë finlandezëve as t’i afrohen portës së tyre.

Pjesa e dytë pritet të jetë e paparashikueshme për shkak të gjendjes së rënduar të lojtarëve që supozohen ta kenë.

Vazhdon pjesa e mbetur e takimit

Përfundon pjesa e parë në mënyrën më të tmerrshme të mundshme mes Danimarkës dhe Finlandës.

Kjo për shkak se mesfushori Christian Eriksen, pësojë sulm kardiak gjatë minutave të fundit të kësaj pjese.

45 minutëshi i parë u karakteruzua me dominim total të danezëve, të cilët nuk i jepnin hapsirë finlandezëve as të kalonin gjysmëfushën e tyre.

Tani pritet konfirmimi nga delegatët e UEFA-s, nëse pjesa e dytë do të vazhdoj apo jo./insajderi.com

Fillon “derbi skandinav” mes Danimarkës dhe Finlandës.

Marketing