Fiona Sampson, laureate e edicionit të 23 të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ‘Ditët e Naimit”

Fiona Sampson është laureate e edicionit të 23 të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ‘Ditët e Naimit. Sampson ka botuar deri më tani 27 libra, të përkthyera në mbi tridhjetë gjuhë të ndryshme.
“Vlersimi dhe vendimi I jurisë për dhënien e cmimit të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë”Ditët e Naimit” për poeten nga Anglia,Fiona Sampson, është vlersim për krijimtarin e pasur dhe të cmuar të saj,si dhe shprehje e vlersimit të lartë për gjuhën e bekuar të poezisë,e cila,me magjinë e artit të saj,ka aftësinë që t’I kapërcejë kufijtë gjuhësor dhe regjionalë dhe të kthehet në një pasuri shpirtërore për njerzit kudo në botë-tha anwtari I jurisw, Xhelal Zjeneli .

Në një letër drejtuar jurisë së festivalit të poezisë, të cilën e zbuloi publikisht, drejtori i festivalit, Shaip Emërllahu, tha se poetja Samspon shprehet e nderuar dhe e lumtur që poezitë e saja do ta sjellin në Tetovë dhe Korçë.

Jam thellësisht e nderuar,s dhe plot gëzim të gjej që poezitë e mia më sjellin në Tetovë dhe në Korcë,dhe kjo në emër të Naim Frashërit,poet I madhë I Romantizimit dhe një heroi gjuhës shqipe. Një hero tjetër I tillë është patjetër Ismail Kadare, vepra e të cilit më kanë mësuar për Shqipërinë para se ta vizitoja vendin për herë të parë dhe që është njëri nga lista shumë e dalluar e shkrimtarëve të cilëve,Festivali Ndërkombëtar I Poezisë”Ditët e Naimit” u ka dhënë më parë cmimin ‘’Naim Frashëri”-tha Emwrllahu.

Festivali ndërkombëtar i poezisë ‘Ditët e Naimit’, do të filloj nga 17 tetor deri me 21 tetor në qytetin e Tetovës dhe në qytetin e Korçës. Këtë vit janë ftuar rreth 40 poetë nga vende të ndryshme të botës, prej të cilëve ardhjen e kanë konfirmuar 35 poetë, mes të cilëve emra të njohur të poezisë amerikane, aziatike e europiane.

evn