Fiorentina zbulon ofertat e refuzuara për Chiesan

Fiorentina ka refuzuar oferta për sulmuesin e talentuar italian, Enrico Chiesa.

Marketing

Për t’u rikthyer në nivelet më të larta të futbollit italian te Fiorentina kanë një projekt të qartë të mos lejojnë për asnjë arsye largimin e lojtarëve më të mirë si Simeone apo Chiesa.

Për këtë të fundit skuadrat më të mëdha italiane ishin gati të bënin çmenduri financiare për t’ia shkëputur klubit vjollcë.

Ka qenë vetë presidenti i Fiores, Andrea Della Valle që ka zbuluar se për djalin e Enrico Chiesës interesimi ka qenë shumë i madh në merkaton e verës.

Në një intervistë për Gazzetta Dello Sport numri 1 i Fiorentinës ka konfirmuar dëshirën e Chiesës për të rinovuar kontratën me skuadrën nga Artemio Franchi.

“Përpara disa muajsh të gjithë dëshironin të largoheshin nga Fiore ndërsa tashmë duan të rinovojnë sepse besojnë te projekti ynë dhe Chiesa është njëri prej tyre. Në verë në adresën tonë kanë mbrritur oferta të jashtëzakonshme për të dhe për disa lojtarë të tjerë. Ju nuk e keni idenë sesa më është dashur të luftoj për t’i mbajtur”, deklaroi Della Valle.