Fitër Bajrami, Lika: Janë marrë të gjitha masat nëpër xhamitë

Xhamitë në mbarë vendin po bëjnë përgaditjet për faljen e namazit të bajramit. Hoxha Bedri Lika sqaron se janë marrur të gjitha masat mbrojtëse, kurse pret respektim të masave edhe nga besimtarët.

Marketing

“Nesër do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit, nuk do të falet namazi i sabahut. Kështu që do të jetë maksimalisht shkurt, falja e namazit të Fitër Bajramit. Mesazhi ynë si hoxhallar për xhmatin dhe për populli tonë është që nesër të jemi sa më të kujdesshlëm, ti respektojmë rregullat maksimalisht, të mos i tejkalojmë normat që veçmë janë marrë në vendin tonë dhe në xhamitë tona dhe shpresoj që të kalojmë një ditë sa më të mrekullueshme në ditën e Fitër Bajramit”, u shpreh hoxha Bedri Lika.

Hoxha Lika apeloi besimtarët që të marrin maska mbrojtëse dhe pas faljes së namazit të Bajramit mos të përshëndeten njëri me tjetrin.

Marketing