Sot u zhvilluan përballjet e para të javës së 19-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Në derbin e javës së parë pranverore, skuadra e Shkëndijës shënoi fitore në transfertë, duke mundur Akademia Pandevin me 2-1 në stadiumin “Mladost” në Strumicë.

Vendasit shënuan të partë përmes Milovaniviqit, para se Alimi të barazojë shifrat në 1-1, ndërsa Agim Ibraimi shënoi nga penaltia. Në përballjet e tjera, FC Shkupi mundi Borecin me 2-0 falë golave të Muharem Bajramit dhe Besar Isenit.

Ndërkohë fitore në transfërtë me 1-0 shënuan Sileksi dhe Rabotniçki, të cilët arkëtuan 3 pikë në terrenin në Tetovë dhe Strugë.

Liga e Parë – Java 19
Vardari 3-1 Makedonija Gj.P.
Akad. Pandev 1-2 Shkëndija
FC Shkupi 2-0 Boreci
Renova 0-1 Sileksi
Struga Trim Lum 0-1 Rabotniçki