Budizmi dhe lojërat e pokerit mund të duken sikur nuk kanë asgjë të përbashkët, por për Scott Ëellenbachun janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Lojtari i pokerit fitoi vendin e tretë në një turne pokeri në Bahamas dhe fitoi 671,240 dollarë.

Të gjitha të hollat që i fitoi ai do i dhurojë për bamirësi, ndërsa është konsideruar nga njerëzit si “hero”.

“Duke qenë praktikues i budizmit, ne ulemi dhe meditojmë shumë, kjo është falas”, tha ai.

Kur nuk luan poker, Ëellenbach punon si përkthyes i teksteve budiste, tibetiane dhe sanskrite për një organizatë jo-fitimprurëse fetare.

Ai u bë pjesë e budizmit, duke kërkuar një mënyrë për tu përballur me pakënaqësitë e jetës.