Fitore e madhe e Romës

Roma e ka mposhtur 3-0 skuadrën e Istanbul Basaksehir për t’u ngjitur në pozitën e dytë në Grupin J…
Roma ka marrë fitore të madhe në xhiron e fundit në Grupin J në Europa League.

Marketing

Italianët e kanë mposhtur në udhëtim 3-0 skuadrën turke, Istanbul Basaksehir, për t’u ngjitur nga pozita e tretë në të dytë dhe për t’i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën tjetër dhe tani gjithçka është në dorën e tyre.

Istanbul Basaksehir në anën tjetër me këtë humbje, ka humbur edhe pozitën e parë, duke zbritur në atë të tretë, pasi fitores së Monchengladbach kundër Wolfsberger AC.
Sfidën e fundit, Istanbul dhe Monchengladbach e luajnë mes vete dhe aty do të mësohet kualifikuesi.

Në ndeshjen e sotme, në fitoren e Romës, golat i shënuan mesfushori Jordan Veretout nga pika e bardhë, në minutën e 30-të, Justin Kluivert, në minutën e 40-të dhe Edin Dzeko në minutën e 45-të.